Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave
Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në qytetin e Fierit. Ahmetaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës ku ai po punonte në murin rrethues.
Ahmetaj u shpreh se po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren pamjet e kamerave. Ai shtoi se nipi i viktimës po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
“Rreth orës 09:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “1 Maji”. Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë konstatuar se një shtetas kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e veprës penale”, tha ai.
Ahmetaj shtoi se shërbimet e policisë po verifikojnë të gjitha informacionet për automjetet dhe personat e dyshuar pasi pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur e dyshuar se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.
“Veprimet hetimore po vijojnë. Do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri në lidhje me hetimin. Policia e Shtetit punon në çdo moment për të parandaluar ngjarjet kriminale. Në këtë rast do të marrim masat për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.
Kjo është detyra jonë. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset ku mund të lëvizin autorët ose automjetet që mund të jenë përfshirë në ngjarje.
Po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren pamjet e kamerave. Për momentin, po kryhen veprimet e para hetimore. Do t’ju informojmë për zhvillimet”, theksoi ai.
Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi
- 12:15 Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
- 12:12 Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
- 12:02 Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
- 11:57 Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi
- 11:50 Ambasada Amerikane publikon foton e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Shqipëri: Një kapitull i ri miqësie
- 11:35 Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj