Një 60-vjeçar nga Elbasani është shpallur në kërkim si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në derën e banesës së një 47-vjeçareje, në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor 2026 dhe është zbardhur nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi”.
Policia ka nisur procedimin penal edhe për tri vajza, dy prej tyre të moshës 21 dhe 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçare, të cilat dyshohet se kanë qenë në automjet me 60-vjeçarin në momentin e shpërthimit. Ato akuzohen për “Moskallëzim të krimit”, pasi dyshohet se nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur ditën e ngjarjes, si dhe katër telefona celularë.
I dyshuari, A. Z., banues në Elbasan, vijon të jetë në kërkim, ndërsa policia thotë se po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.a.b





