E hënë, 23 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet bodrumi plot me drogë në Vaun e Dejës, shoqërohen në polici 12 persona, sekuestrohet lënda narkotike dhe bimë në vazo

Një operacion policor është zhvilluar në zonën e Vau-Dejësit, ku është zbuluar një ambient i përshtatur në formën e një bodrumi, i cili dyshohet se përdorej për kultivimin e bimëve narkotike.

Burime për gazetarin e Vizion Plus Bepin Kolvata bëjnë me dije se gjatë kontrollit në ambientet e këtij objekti, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar se ishte bërë gati për shitje, si dhe një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të mbjella në vazo.

Në kuadër të këtij operacioni, 12 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.