Statistikat/ Yamal gabon nga pika e bardhë, Flick gjen zgjidhje te Raphinha
Penalltitë po kthehen në një problem për Barcelonën, e cila deri më tani nuk ka një hierarki të caktuar sa i përket lojtarëve që duhet t’i ekzekutojnë.
Pas gabimit të radhës të Yamal në ndeshjen që Barça fitoi në shtëpi me përmbysje përballlë Villareal-in, Hansi Flick ka vendosur që të ndërhyjë.
Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se do të bëjë diçka në këtë drejtim për të sistemuar këtë problem. Në fakt trajneri gjerman e ka zgjidhjen në shtëpi pasi Raphinha ka treguar se nuk gabon nga pika e bardhë. Braziliani i ka shënuar të 11-të penalltitë që ka ekzekutuar si lojtar i Barçës ndërsa Yamal ka transformuar në gol 7 prej 10 penalltive. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




