Policia e Lushnjës ka ngritur postblloqe përgjatë autostradës Fier–Lushnjë këtë paradite, pas atentatit të ndodhur në Fier ku humbi jetën Selami Hasani dhe mbeti i plagosur nipi i tij. Autoritetet po vijojnë kontrollet intensive ndaj automjeteve të dyshimta në kërkim të autorëve të ngjarjes.
Vrasja ndodhi rreth orës 09:40 dhe pak minuta më pas policia gjeti në fshatin Dërmenas një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve të krimit.










