E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Roma ka bërë atë që asnjë skuadër nuk e ka arritur prej 76 vitesh në “Serinë A”

Roma e Gian Piero Gasperinit po përjeton një sezon spektakolar në aspektin ofensiv. Skuadra verdhekuqe ka arritur një shifër që nuk regjistrohej prej 76 vitesh në kampionatin italian: 36 gola të shënuar në 12 javët e para të Serie A.

Fitorja e thellë 5-1 ndaj Parmës në transfertë ishte vendimtare për këtë arritje historike. Me pesë golat e realizuar në atë takim, verdhekuqtë e çuan në 36 numrin e golave në kampionat, duke regjistruar një mesatare prej tre golash për ndeshje.

Për të gjetur skuadra që kanë arritur ose tejkaluar këtë shifër në 12 javët e para, duhet të kthehemi në sezonin 1950-1951. Në atë kohë, Interi dhe Milani kishin realizuar nga 38 gola, ndërsa Juventusi kishte arritur në kuotën e 37 golave.

Kjo do të thotë se Roma është skuadra e parë pas 76 vitesh që kalon kufirin e 35 golave në këtë fazë të kampionatit.

Reklamë

Një meritë e veçantë për këtë shpërthim ofensiv ka trajneri Gian Piero Gasperini, i cili duket se ka transmetuar filozofinë e tij sulmuese te skuadra kryeqytetase. Përveç organizimit kolektiv, një rol të rëndësishëm në këtë ecuri ka edhe forma e shkëlqyer e sulmuesve, me Donyell Malen që po spikat në repartin ofensiv.

Megjithatë, pavarësisht këtij rekordi mbresëlënës, Roma vazhdon të ketë objektiva të mëdha në kampionat dhe synon të mbajë ritmin edhe në javët e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.