Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarë, të afërm dhe miq, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Mes reagimeve për këtë humbje është edhe ai i prefektit të Tiranës, ish-prokurorit Shkëlqim Hajdari, i cili ka kujtuar Dragoshin si mik dhe një personalitet të shquar të drejtësisë shqiptare.a.b





