Kreu demokrat gjatë deklaratës në selinë e PD tha se ‘mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës’.
Berisha: Nuk kanë të njëjtin proporcion si mediat kombëtare, por edhe këto e kanë sherrin brenda.
Cili është sherri brenda?
Këto media i llogarisin PD-së minutazhin që u japin ish-ëve të mi.
Dhe kjo është një mashtrim publik.
Unë nuk them që ‘ish-ët’ e mi nuk kanë të drejtë të jenë në studio, në lajme, etj, etj, por t’i llogarisësh ata për kohë PD-je, është mashtrim i madh publik.
Më konkretisht flet ish-Spahiu.
Ish-Spahiu është një hajdut i damkosur me raporte ndërkombëtare, i larguar nga PD-ja dhe i rigatuar nga Edi Rama.
Dhe ai pandalshëm kalon nga një studio në studio tjetër në zbatim të porosive të Edi Ramës dhe koha i llogaritet si e PD.
Del ish-Meçe, një personazh butaforik, avokati i Edi Ramës në pasojat katastrofale të tërmetit.
Ish-i Meçe, ishi-Çupi, ish-i Spahia janë kilometra më të pandershëm se ish-i Dash Sulo.
Se tani jemi në një periudhë ku socialistët nuk e mbrojnë Edi Ramën, nuk shkojnë në studio për të mbrojtur Edi Ramën, ua tha vetë ai, dhe ai ka gjetur si skuadron avoketërish me pagesë ish-at.
Ata të dalin, por problemi është se mediat e llogarisin këtë si kohë të PD-së.
Kjo është e pandershme.
Se po të hiqet koha e ish-ëve, disa prej tyre dalin njëlloj si Top Tuneli në kohën me PD-në.
© SYRI.net