Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin ofensiv, pas dëmtimeve të rënda në gju të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelias, të cilët rrezikojnë të kenë mbyllur para kohe sezonin aktual.
Mungesa e dy futbollistëve me peshë në skemat e Luis Enriques ka bërë që drejtuesit e klubit të shqyrtojnë mundësinë e ndërhyrjes në merkaton e dimrit. Objektivi është të ruhet konkurrueshmëria e skuadrës në të gjitha frontet dhe t’i ofrohen trajnerit më shumë alternativa në fazën sulmuese.
Sipas profileve që po ndiqen, në listën e lojtarëve që mund të tërheqin interesin e PSG-së përfshihen Ibrahim Maza, Saïd El Mala, Paris Brunner dhe Abde. Bëhet fjalë për futbollistë me karakteristika të ndryshme, por që mund t’i japin skuadrës më shumë zgjidhje në repartin ofensiv.
Aktualisht, Luis Enrique mund të mbështetet te emra si Maghnes Akliouche, Mika Godts, Ferran dhe Ousmane Dembélé. Ndërkohë, nga akademia e klubit, dy lojtarët që kanë më shumë peshë në planet e ekipit të parë janë Senny Mayulu dhe Quentin Ndjantou.
Megjithatë, dëmtimet e Doué dhe Kvaratskhelias kanë ndryshuar planet e klubit. PSG pritet të analizojë me kujdes tregun përpara se të vendosë për afrimet e mundshme, me synimin për të mos lejuar që mungesat të ndikojnë në objektivat sezonalë.
