Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që Bashkimi Europian t’i akordojë Kosovës statusin e vendit kandidat, duke argumentuar se vendi meriton të vlerësohet në bazë të reformave të ndërmarra. Në një intervistë për gazetën irlandeze The Irish Times, Kurti u ndal te rruga e integrimit europian, dialogu me Serbinë, zhvillimet rajonale dhe ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor.