HPV dhe kanceri i qafës së mitrës/ Studimi i ri zbulon kur rritet rreziku, çfarë duhet të dinë gratë Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë momentin më personal dhe prekës deri më tani nga beteja e saj me kancerin, në trailer-in e dokumentarit të saj të ri “Heal”.
Në një moment, Kate shfaqet duke ecur në mal me vëllain e saj më të vogël, James Middleton, kur ai e pyet: “Nuk është traditë të godasësh këmbanën kur largohesh nga Royal Marsden?”
“Po, por unë nuk e godita këmbanën”, i tha ajo.
James, i prekur, i përgjigjet menjëherë: “Atëherë, ndoshta kjo është këmbana jote”, duke iu referuar ngjitjes së tyre në mal si simbol të fitores së saj mbi sëmundjen, raporton Daily Mail.
Kur Kate njoftoi diagnozën në Mars 2024, James kishte shkruar në Instagram: “Kemi ngjitur shumë male së bashku gjatë viteve. Si familje, do ta ngjisim edhe këtë bashkë me ty.”
Dy vite më vonë, premtimi u bë realitet. Vëlla e motër ndërmorën së bashku sfidën “National Three Peaks”, ngjitjen e majave më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit brenda 24 orëve për të mbledhur fonde për The Royal Marsden Cancer Charity.
“Para dy vitesh të thashë se do ta ngjisnim këtë mal së bashku”, shkroi James në korrik. Ai zbuloi se kishin folur për ngjitjen edhe kur Kate ishte në spital, dhe për fuqinë shëruese të natyrës.
“Jam jashtëzakonisht krenar për motrën time të dashur”, shtoi ai, duke admiruar forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e saj.

Dokumentari ndjek Kate në këtë eksperiencë të veçantë malore, duke eksploruar jetën pas diagnozës me kancer dhe mënyrën se si njerëzit gjejnë ngushëllim, forcë dhe shpresë në kohë sëmundjeje të rëndë.
“Kanceri të ndryshon. Ndryshon trupin tënd, të ndryshon fizikisht. Por ka edhe diçka shumë më të thellë që ndryshon brenda teje një diagnozë e tillë”, dëgjohet të thotë ajo në trailer.
Në fund të dokumentarit, Kate kthehet tek familja e saj dhe përqafon fëmijët, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, përpara se të ndajë një përqafim të ngrohtë me bashkëshortin e saj, Princin William.
“Është e qartë se nuk jemi krijuar për t’i përballuar vetëm vështirësitë e jetës. Gjërat mund të rinovohen dhe të rriten përsëri. Shpesh, përmes dhimbjes kuptojmë se ka një bukuri shumë më të madhe përtej saj”, thotë Kate.
Top Channel