Monday / November 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Fondet për mbrojtjen rriten më shpejt se kapacitetet për t’i shpenzuar

Share Share Icon

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes po rritet me shpejtësi vitet e fundit, duke tejkaluar mundësitë dhe kapacitetet që Forcat e Armatosura kanë për t’i shpenzuar këto fonde, pa marrë në konsideratë eficiencën në përdorimin e tyre.

Për shembull, vetëm buxheti i investimeve në Ministrinë e Mbrojtjes për këtë vit, pas rishikimit të mes-vitit, është 37 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), ndërsa deri në fund të gushtit ishin realizuar vetëm 8 miliardë lekë, ose 21% e planit. Teksa të dhënat nga buxheti faktik i vitit 2025 tregojnë se Ministria e Mbrojtjes realizoi vetëm 72% të fondeve në dispozicion.

Pavarësisht ecurisë tejet të dobët të zbatimit të planit të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një rritje të lartë të financimeve edhe vitin e ardhshëm, në krahasim me shumicën e funksioneve të tjera me rëndësi po aq strategjike për vendin, si arsimi dhe shëndetësia.

Në vitin 2027, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është projektuar në 76.6 miliardë lekë, ose rreth 830 milionë euro, 10% më shumë se plani i këtij viti. Nga kjo shumë, 43 miliardë lekë, ose rreth 460 milionë euro, janë parashikuar për investime kapitale.

Ndërmjet vitit 2019 dhe programit të vitit 2027, fondet për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur me 252%. Për herë të parë, në vitin 2027, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes tejkalon edhe atë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Rritja do të jetë e fortë edhe në vitet në vijim, për të arritur në 170 miliardë lekë në vitin 2035 (rreth 1.7 miliardë euro). Shpenzimet për ushtrinë do të kryesojnë hierarkinë e shpenzimeve publike pas fondit të pensioneve. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Financave, po shqyrtohen edhe masa të tjera, si përmirësimi i administrimit tatimor, për të gjeneruar të ardhura shtesë për financimin e mbrojtjes.

Por, ndërsa fondet për ushtrinë rriten, gjurmimi i përdorimit të tyre mbetet i vështirë për shkak të natyrës së veprimtarisë së sektorit të mbrojtjes, ku një pjesë e prokurimeve zhvillohen me procedura sekrete ose pa garë të hapur. Edhe në vendet e zhvilluara, transparenca në përdorimin e fondeve për mbrojtjen mbetet një sfidë.

Në raport me kapacitetet e financave publike shqiptare, financimet për mbrojtjen janë të larta. Megjithatë, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të Forcave të Armatosura, shumat e parashikuara mbeten të pamjaftueshme për ta bërë ushtrinë shqiptare konkurruese në rajon.

Shqipëria nuk disponon kapacitete të plota të aviacionit luftarak dhe të flotës detare ushtarake. Burime nga Forcat e Armatosura pohojnë se ushtria shqiptare vuan mungesën e burimeve njerëzore dhe të aftësive në disa fusha kyçe. Emigrimi i të rinjve ka krijuar boshllëqe në personel, ndërsa mosha mesatare e efektivëve po rritet. Megjithëse shërbimi ushtarak është me pagesë, interesi për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura mbetet i ulët.

Financimet për mbrojtjen parashikohet të arrijnë në vijim në 5% të PBB-së. Nga kjo shumë, 3.5% e PBB-së do të shpenzohet për kapacitetet e mirëfillta të mbrojtjes, ndërsa 1.5% e PBB-së do të destinohet për infrastrukturën e mbrojtjes, forcimin e qëndrueshmërisë dhe realizimin e projekteve konkrete, si Korridori VIII dhe Porti i Porto-Romanos, në kuadër të bashkëfinancimit me NATO-n, si dhe projekte të tjera për përmirësimin e infrastrukturës dhe aseteve ajrore./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik

Forcimi Lekut e ka zbritur kapitalin e Bankës së Shqipërisë në vlerat më të ulëta historike. Sipas statistikave zyrtare, në fund të muajit tetor vl...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Edhe me rritje ekonomike, Shqipëria gjysmë shekulli larg nivelit të BE-së në punësimin informal

Nga Elton Halimi[i]   Katër në dhjetë shqiptarë të punësuar nuk paguajnë kontribute në sistemin e pensioneve, sipas Emanuel Salinas, drejtuesi...

3 hours më parë 18 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!