Drejtimin politik të Kavajës në duart e Taulant Ballës, Gazment Bardhi e sheh që të ketë si qëllim edhe afrimin e Elvis Roshit, ish-kryebashkiak i qytetit, me premtimin se do t’i mbyllen dosjet në SPAK.
“Drejtuesi i ri i Prokurorisë, i ka si stil pune fraksionet. Çështja e Toyota Yaris, prokurorin e Vlorës e çoi për gjykim. Kishte të dhëna për korruptim të prokurorëve, për politikanë të lartë që kishin bashkëpunuar me krimin. Kanë kaluar 3 vite s’dimë ç’është bërë me fraksionin për Taulant Ballën edhe pse kishte indicie se kishte ndërhyrë te prokurorët për të çliruar nga sekuestrimi pronat e babait të Suel Çelës. Dosja ndaj prokurorit të Vlorës ka shkuar në gjykatë. Pyeteni drejtuesin e prokurorisë çfarë u bë me fraksionin e Taulant Ballës? Ka shkuar drejtues politik në Kavajë dhe një nga arsyet pse ka marrë një ish-kryetar bashkie i thotë rri i qetë se t’i mbyll unë çështjet. Është Elvis Roshi, ka nja 6 çështje në SPAK. Më kujton Belinda Ballukun në fushatën 2025, u thoshte grupeve kriminale do ua mbyll unë çështjet në SPAK, sot është vetë atje”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Bardhi në Report Tv: Harta e re territoriale këtë javë në Kushtetuese! Kandidatët për ‘vendoret’ brenda dhjetorit! Hetimi ndaj Ballukut i paplotë, SPAK merr urdhra politikë





