Lajmi i fundit

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

14:22, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka gjetur dy armë tek makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani, 47 vjeç paraditen e sotme në lagjen nr 1 të Fierit.

Selami Hasani, 60 vjeç kishte pak kohë që kishte dalë nga  burgu pasi kishte kryer dënimin me 25 vjet burg për atë që njihet si maskra e Fierit e vitit 2002, ku në qendër të qytetit mbetën dy të vrarë dhe dy të plagosur, mes viktimave edhe nipi Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës.

Sipas burimeve, dyshohet se në ngjarje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë përdorur një automjet për të mbërritur në vendin ku ndodhej Selami Hasani. Njëri prej tyre dyshohet se e ka pritur në makinë, me motorin ndezur, pasi rruga ku ndodhej viktima ishte pa dalje. Ndërkohë, personi tjetër ka zbritur nga automjeti dhe, pasi ka konstatuar se Hasani po punonte pranë murit rrethues të banesës tij në në skelë, e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet pistoletë me silenciator. Si pasojë e të shtënave, Selami Hasani ka humbur jetën në vend, ndërsa është plagosur edhe nipi i tij, i cili ndodhej pranë tij në momentin e sulmit. Pas krimit, autori është larguar me shpejtësi dhe është bashkuar me personin tjetër në automjet, me të cilin janë larguar nga vendngjarja, të cilin e dogjën në fshatin Dërmënas.  Burimet pranë Policisë bëjnë me dije se automjeti i djegur dyshohet të ketë qenë i vjedhur, ndërsa targat që mbante rezultojnë të falsifikuara. Brenda në këtë makinë janë gjetur dhe dy armë.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia dhe forca të RENEA-s, kanë kryer kontrolle në banesën e Arben Isufajt, i njohur me nofkën “Ben Qimja”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco