Breshëritë e plumbave tronditët mëngjesin e kësaj të hëne qytetin e Fierit, ndërsa mbeti viktimë 60-vjeçari Selami Hasani. Nga të shtënat u plagos dhe nipi i tij, Jakup Hasani, ndonëse në fillim u raportua se ishte vëllai i viktimës. Selami Hasani ishte në oborrin e banesës kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tij dhe nipit, Jakupit. Ky i fundit u nis me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore. Kurse 60-vjeçari I njohur dhe si ‘Sel Çami’nuk mundi të mbijetonte. Në atentat mendohet se morën pjesë të paktën tre persona të cilët u larguan me shpejtësi. Ndërkohë në fshatin Dermenas u gjet një makinë e djegur. Mjeti dyshohet se u përdor nga autorët për krimin.