Babai i Endrit Azemit: Nuk dinim për mashtrimin, u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, i cili është arrestuar nën dyshimin se përmes pretendimit të rremë se ishte i sëmurë mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë, ka deklaruar se familja nuk kishte dijeni për mashtrimet e të birit.

Ai u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që kontribuuan financiarisht dhe u mashtruan. Sipas tij, Endriti nuk mund ta ketë organizuar i vetëm këtë veprim, ndërsa përmendi edhe një person që, siç tha, shoqërohej me të birin.

Të lidhura

None found

“Ju lutem, besoni: për dy-tri javë ai nuk është dukur në shtëpi. Ata po e planifikonin të gjitha. Unë e njoh vetëm djalin tim, ndërsa ai tani le ta tregojë se kush kanë qenë të tjerët, sepse nuk ka mundur kurrë ta hartojë i vetëm këtë plan. Nuk e kuptoj si ka shkuar në Prishtinë për të marrë dokumente të falsifikuara dhe si ka shkuar në Turqi. Betohemi në Zot që nuk dinim asgjë dhe u kërkoj falje shqiptarëve që kanë dhënë kontribut, qoftë edhe pesë centë. Paratë e mbledhura në ‘GoFound’ dhe në shesh janë në bankë; policia e di këtë dhe ato do të kthehen. Ne nuk kemi marrë as pesë centë. Më mirë të kishim vdekur, besojeni në Zot, sesa të ndodhte kjo që bëri ai, apo edhe tre të tjerët. Nuk e di çfarë ndodhi dhe kush qëndron pas kësaj pune”, ka deklaruar ai për Tëvë1.

Xhemajl Azemi tregoi se e kishte parë djalin të rraskapitur dhe, kur e pyeti për gjendjen e tij, Endriti i ishte përgjigjur: “S’jam tu mujt”. Ai shtoi se i biri nuk ishte parë në shtëpi për një periudhë dhe kishte udhëtuar drejt Turqisë.

“Më 31, vajza ishte në shtëpi dhe më tha se Endriti ishte nisur për Turqi, pasi i kishte thënë se ishte i sëmurë. Unë e kisha parë më 27 ose 28; ishte shumë i dobët, krejt i saritë. E pyeta çfarë kishte dhe më tha se nuk po mundej. Më 31 isha në mahallë dhe, kur u ktheva, vajza më tregoi se ishte nisur për Turqi. E pyeta çfarë kishte dhe më tha se ishte kjo sëmundje. Nuk e di kush ia kishte ndrequr, kush e kishte bërë. Shkoi në Turqi dhe nuk e di sa qëndroi atje”, rrëfeu ai.

Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e një muaji paraburgim ndaj Endrit Azemit, i dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Dyshimet janë se ai u paraqit rrejshëm si i prekur nga leukemia akute dhe, përmes platformës “GoFound” dhe thirrjeve për ndihmë të organizuara në qytet, përfitoi 189.208.8 euro.

Sipas dosjes së prokurorisë, për rreth dy javë, me dashje dhe me synimin për të përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme, ai i mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute.


Shtuar më 23.11.2026 14:58

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş