SYRI TV/ Buxheti 10 miliardë euro s'u votua as nga vetë Rama! As Balluku e Spiropali s'votuan dokumentin e qeverisë

14:57, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ai që cilësohet si buxheti më i madhe i qeverisë Rama nuk u votua as nga vet kryeministri dhe as nga ish-zëvendësja e tij Belinda Balluku. Dokumenti i administratës së Kuvendit ka shënuar përbri emrit të tyre togfjalëshin “Nuk votoi”, si për Ramën, Ballukun por edhe për Elisa Spiropalin si dhe për Olta Xhackën. Asnjë prej tyre nuk votoi në seancë buxhetin 10 miliardë euro

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku, si edhe deputetet socialiste Elisa Spiropali dhe Olta Xhaçka, rezulton se nuk kanë votuar buxhetin 2027, megjithëse kreu i qeverisë e vlerësoi atë si “më të madhin në historinë e Shtetit Shqiptar”.

Mesnatën e 18 nëntorit 2026, shumica parlamentare votoi me 80 vota pro në parim projekt-buxhetin, pas një seance të gjatë që nisi që në orët e paradites së të Mërkurës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kryeministri dhe tre deputete të rëndësishme, që i bashkon edhe fakti se janë pjesë e hetimit nga Prokuroria e Posaçme, nuk kanë votuar. Dokumenti i administratës së Kuvendit ka shënuar përbri emrit të tyre shprehjen “Nuk votoi”.

Rama prezantoi personalisht në vija të përgjithshme atë që e quajti “Buxhetin 10 miliardë euro” në një fjalim në fillim të seancës plenare, ndërkohë që opozita u largua nga salla, në shenjë injorimi.

Në seancë, të paktën në fillimet e saj, ishin të pranishme edhe Belinda Balluku e Elisa Spiropali.

Por, seanca dhe diskutimet e gjata, duket se e kanë lodhur kryeministri Rama dhe ish-numrin dy të tij, Balluku, të cilët nuk e kanë parë të arsyeshme të prishin orët e vona të mbrëmjes për të votuar atë që e konsiderojnë si dokumentin më të rëndësishëm qeveritar.

Ndërkohë, Spiropali, e cila është përfshirë në një kurs të fortë përplasjeje me kreun e qeverisë, mesa duket ka vendosur të shprehë në këtë mënyrë revoltën e saj për përjashtimin nga forumet më të larta partiake.

Balluku është marrë e pandehur pak javë më parë për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimi të parave” e “fshehjes së pasurisë”.

Për të njëjtat vepra penale, Prokuroria e Posaçme po kryen hetim edhe për Spiropalin, si edhe për deputeten tjetër socialiste që mungoi në votim, Olta Xhaçka.

Projekt-buxheti, i kundërshtuar fuqishëm nga grupet e interesit, u miratua në parim me 80 vota pro, ndërkohë që opozita në Bllok ka votuar kundër aktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco