Atentati në Fier, gjenden dy armë në makinën e djegur pas vrasjes së Selami Hasanit
Dy armë janë gjetur në makinën e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Fier. Automjeti u gjet pranë rrethrrotullimit të Pojanit, në autostradën Fier–Vlorë, pak minuta pas ngjarjes.
Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u qëllua me armë zjarri teksa punonte në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji”. Sipas policisë, dy persona të maskuar zbritën nga automjeti dhe qëlluan në drejtim të tij.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.
“Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit”, deklaroi nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj.
Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Hetimet paraprake flasin për përfshirjen e disa personave në ngjarje, ndërsa automjeti tip “Volvo”, i bardhë dhe i vjedhur, dyshohet se është përdorur për transportimin e autorëve dhe më pas është djegur për të zhdukur gjurmët.

Selami Hasani
U vra në oborrin e shtëpisë, trupi i pajetë i 60-vjeçarit mbërrin në banesë, familja hap dyert e mortit https://t.co/jeU4L35JI5
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 23, 2026
Çfarë ndodhi në takimin e fundit mes Borsellinos dhe De Gennaros? Jep detaje ish-prokurori Ingroia
PD përgatit kandidatët, dy deputetë drejt lënies së mandatit për zgjedhjet e 9 majit
Vetëvrasja e De Gennaros, Ilir Kulla: Ai ishte historia e 50 viteve të fundit të Italisë
- 15:03 Reels-at, trendi më i ri i të bërit politikë në Shqipëri
- 14:48 Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
- 14:42 Zelensky: Pranimi i Ukrainës në NATO është më efektiv sesa garancitë e sigurisë
- 14:25 Konjufca nga Athina i bën thirrje BE-së që të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim
- 14:12 Moska thërret diplomatin estonez për mbylljen e kufirit me Rusinë
- 14:12 Çfarë ndodhi në takimin e fundit mes Borsellinos dhe De Gennaros? Jep detaje ish-prokurori Ingroia