Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun ndërkombëtar “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtar miqësor “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Yongchuan, në Kinë, nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2026.
Federata Shqiptare e Futollit bëri me dije se në këtë aktivitet ndërkombëtar do të marrin pjesë katër përfaqësuese: Shqipëria, Kina, Malawi dhe Tajlanda. Vajzat kuqezi do të kenë mundësinë të matin forcat me tri skuadrat pjesëmarrëse, në një turne që do t’i shërbejë ekipit për përgatitjen dhe vijimin e punës në kuadër të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin “Sports Center Stadium Yongchuan”.
Shqipëria do ta nisë aventurën në Kinë më 28 nëntor, me përballjen ndaj Malawit. Në vijim, më 1 dhjetor, kuqezinjtë do të përballen me ekipin vendës të Kinës, ndërsa turneun do ta mbyllin më 4 dhjetor, në sfidën kundër Tajlandës.
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë:
28 nëntor 2026, ora 15:00 – Malawi – Shqipëri
1 dhjetor 2026, ora 19:30 – Kinë – Shqipëri
4 dhjetor 2026, ora 15:00 – Shqipëri – Tajlandë
Turneu në Yongchuan përbën një tjetër mundësi për Kombëtaren shqiptare të vajzave për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të vijuar përgatitjet për sfidat e ardhshme.
Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
Doue do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, Luis Enrique në vështirësi nga mungesat e shumta
4 gola në 18 minuta, Zhegrova feston fitoren bashkë me Kolo Muanin me simbolin e shqiponjës
- 15:16 27 vjet nga vizita historike e Bill Clintonit në Kosovë
- 15:14 Prokuroria e Përgjithshme mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi
- 15:08 Atentati në Fier, gjenden dy armë në makinën e djegur pas vrasjes së Selami Hasanit
- 15:03 Reels-at, trendi më i ri i të bërit politikë në Shqipëri
- 14:48 Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
- 14:42 Zelensky: Pranimi i Ukrainës në NATO është më efektiv sesa garancitë e sigurisë