Një projekt i bashkisë së Pogradecit për rehabilitimin e lumit të Vërdovës, është pasuar me shembjen e disa objekteve mbi ose përgjatë lumit.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit shembi dy banesa dykatëshe në zonën e Unazës, mure rrethuese, magazina familjare dhe disa ura që shërbenin si hyrje për banesat.

Ky aksion i hap rrugë rehabilitimit të lumit, i cili vitin e kaluar doli nga shtrati dhe shkaktoi dëme të shumta. Një nga shkaqet, shiheshin këto objekte që kishin penguar rrjedhën e lumit dhe i kishin ngushtuar shtratin.

Investimi synon të shmangë përmbytjet, dhe sipas Kryeinspektori Markel Hafesllari, është mirëpritur edhe nga banorët.

“Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, dy objekte dhe disa ura do shemben. Nuk ka rezistencë nga banorët, janë lajmëruar më parë, kanë bërë marrëveshje me bashkinë, janë mirëkuptues. Mos të kenë më pëmbytje të jetë për të mirën e banorëve të zonës së Vërdovës”, tha Markel Hafesllari Kryeinspektor.