Nga kjo e hënë të gjitha transfertat bankare brenda vendit në lekë dhe euro do të kryhen brenda pak sekonda.
Guvernatori Gent Sejko, thotë se përfshirja e Shqipërisë në sistemin e ri do të lehtësojë jo vetëm pagesat e qytetarëve, por dhe lëvizjet e parave mes kompanive.
Përfitimi nuk do të jetë vetëm në kohë, por do të ketë dhe kosto më të ulëta.
Nga janari ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifë shkëmbimi më të lartë se 0.2% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë debiti dhe 0.3% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë krediti.