Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të përparuara në rrugën drejt anëtarësimit dhe tha se pret që presidenca greke të punojë për zgjerimin e Bashkimit Europian. Greqia do të marrë drejtimin e Këshillit të BE-së në korrik 2027 dhe do ta mbajë deri në dhjetor, pikërisht kur Tirana synon të mbyllë negociatat. Komisionerja për Zgjerimin e dha këtë mesazh në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të thirrur nga ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis. Para ministrave të mbledhur në Athinë, Kos veçoi dy vende të rajonit për ecurinë e negociatave. Marta Kos, komisionere e BE-së për Zgjerimin