Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 25%! Reagon dhe Trump

Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 25%! Reagon dhe Trump

15:36, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bordi drejtues i Nvidias votoi unanimisht për rikthimin e Jensen Huang në detyrën e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të kompanisë.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm, duke përmbysur vendimin e bordit të marrë vetëm pak ditë më parë për të mos e rikthyer atë në drejtimin e kompanisë.

Bordi deklaroi se Huang është “personi i duhur” për të drejtuar kompaninë dhe se rikthimi i tij është “në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve”.

“Ky është një nga kthimet më të bujshme të të gjitha kohërave”, shkruan Michael Race, gazetar i BBC-së për biznesin dhe ekonominë.

“E marr këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe me një angazhim të ripërtërirë” deklaroi Huang.

Nga ana e tij Donald Trump e cilësoi Huang si një “patriot të madh”, duke shtuar se qeveria amerikane “nuk ka arsye të besojë” se rikthimi i tij përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se SHBA-ja “ka nevojë për udhëheqjen e Jensenit për të garantuar suksesin dhe prosperitetin” e Nvidia-s dhe të ekonomisë amerikane.

“Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se qeveria amerikane nuk disponon prova se ai është përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme”, thuhej më tej në postim.

Huang është një aleat i afërt i presidentit amerikan dhe një figurë kyçe në objektivat e administratës së tij për inteligjencën artificiale dhe rikthimim shihet si një fitore për Trumpin, i cili gjatë ditëve të fundit është përballur me një sërë pyetjesh se kur dhe çfarë informacioni kishte marrë lidhur me shqetësimet e mundshme të inteligjencës për marrëdhënien e tij jashtëmartesore.

Rriten aksionet 

Lajmi nxiti një rritje të fortë të aksioneve të prodhuesit amerikan të çipave, të cilat u rritën me më shumë se 25% në tregtimin para hapjes së bursës.

Vendimi i  sotëm 23 nëntor, shënon një kthesë të papritur në krizën e drejtimit të Nvidia-s, e cila nisi më 12 nëntor, kur Huang dha dorëheqjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një lidhje me një biznesmene kineze, për të cilën autoritetet amerikane kanë dyshime për spiunazh në favor të Kinës. Pekini i ka mohuar këto akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco