Kallëzim penal ndaj drejtuesit dhe tre punonjësve të “Pyjeve Kombëtare” në Dibër

Gjashtë persona dyshohen për shkelje në procesin e dhënies së lejeve për prerjen e drurëve dhe përgatitjes së dokumentacionit për transportin e tyre. Mes të kallëzuarve janë drejtori i kompanisë pyjore në Dibër, tre punonjës të “Pyjeve Kombëtare” dhe dy persona të tjerë.

Drejtoria e Punëve të Brendshme në Dibër ka paraqitur kallëzim penal ndaj M.P. (57), banor i Vevçanit dhe drejtor i Kompanisë Pyjore “Stogovë” në Dibër, pjesë e NP “Pyjet Kombëtare”.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mesin e të dyshuarve janë edhe dy referentë për shpërndarjen e druve të zjarrit: O.J. (64) dhe M.L. (59), nga fshati Xhepishte i Dibrës, si dhe arkivisti V.I. (47), nga Dibra.

Policia dyshon se arkivisti ka regjistruar të dhëna të rreme në librin zyrtar, lidhur me persona që pretendohet se kishin aplikuar për leje prerjeje. Lejet dyshohet se janë dhënë mbi bazën e këtyre kërkesave fiktive. Ndërkaq, drejtori akuzohet se nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e duhur dhe nuk ka verifikuar fletëngarkesat për transportimin e drurit.

Dy referentët dyshohet se kanë lëshuar me vetëdije fletëngarkesa me të dhëna të pasakta dhe më pas i kanë konfirmuar ato me nënshkrimet e tyre.

Dy persona të tjerë nga Xhepishte, B.L. (35) dhe A.L. (26), dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit e tjerë. Sipas policisë, ata transportuan drurin me kamionët e tyre dhe kontribuuan në fshehjen e veprimtarisë së paligjshme.

Të gjashtë personat janë kallëzuar penalisht, nën dyshimet për keqpërdorim të të dhënave personale, falsifikim të dokumentit zyrtar dhe kryerje të pakujdesshme të detyrave.


Shtuar më 23.11.2026 15:45

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş