Kryesore

“1.2.3 i kam bërë për llogari të Ramës”, Salianji nuk kursehet: Spiropali dhe Ndreca folën, por janë shumë vonë, ai i quajti M…PS po shkon drejt degradimit

15:33 - 23.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar lëvizjet e fundit brenda Partisë Socialiste, përjashtimet dhe qëndrimet e figurave të kësaj force politike, si Elisa Spiropali apo Plarent Ndreca, duke i cilësuar reagimet e tyre si të vonuara.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderatoren Ola Bruko, Salianji deklaroi se socialistët kanë mbajtur në pushtet kryeministrin Edi Rama dhe se, sipas tij, heshtja e tyre përballë qëndrimeve të këtij të fundit tregon mungesë dinjiteti.

Ai u ndal edhe te mënyra se si Rama, sipas tij, u është drejtuar socialistëve në Asamble, duke theksuar se askush nuk ka reaguar. Ai tha se PS po shkon drejt degradimit.

Janë shumë vonë këta socialistët, se ata e kanë mbajtur në pushtet. Ai i ka quajtur “mmm” në Asamble dhe asnjë nuk flet, kjo tregon shumë. Secili do të jetë dinjiteti i tyre, vlen mbi të gjitha. Të gjithë ata aty pranojnë t’u thonë: “M…”, se janë të përlyer. Këta janë përfshirë në korrupsion të Ramës. Këta janë përfshirë në mbrojtje dhe gjëra të pambrojtura në politikë. Nuk është vonë për pendesë. Kjo tregon nivelin e frikës dhe represionin. Asnjë nuk thotë: “Ore, çfarë ka bërë keq ky?”. Nuk po shfaq njeri pendesë që të thotë: “1, 2, 3 apo 10, këto i kam bërë disa gjëra dhe kam denoncuar njerëz në PS”. Që të jenë të besueshëm, duhet të tregojnë se ku janë të përfshirë për llogari të Ramës. E mbani mend Veliajn, kur urdhërohej që të lyente shkallët në 5 të mëngjesit? Kjo ka qenë marrëdhënie e ngushtë e tyre, që u thye.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.