Një transfertë bankare nuk do të duhet të presë më ditën e nesërme, fundin e javës apo rihapjen e bankave. Shqipëria bëhet pjesë e sistemit të pagesave të menjëhershme TIPS Clone, një platformë që synon të ndryshojë mënyrën se si kryhen transfertat financiare duke mundësuar kalimin e parave në kohë reale. Lançimi zyrtar u zhvillua këtë të hënë në Bankën e Italisë në Romë ku mori pjesë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, së bashku me drejtuesit e bankave qendrore të katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.