Zbulohet “laboratori” i fshehtë i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona, sekuestrohen 2 600 bimë dhe 170 kg drogë
Një ambient i fshehtë nëntokësor, i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është zbuluar nga Policia e Shkodrës në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti”, në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, uniformat blu ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e “Kanalit të Drinit”. Gjatë kontrollit në njërën prej tyre, një magazinë, efektivët zbuluan një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor.
Ky ambient ishte ndarë në dy hapësira të veçanta: njëra ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave, ndërsa tjetra shërbente për përpunimin e lëndës narkotike.
Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë 10 persona, konkretisht dy gra, 36 dhe 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër, si dhe tetë burra të moshave 18 deri në 61 vjeç, banues në Cërrik, Tiranë, Poliçan, Ishull-Lezhë dhe Mirditë.
Nga verifikimet policore rezultoi gjithashtu se njëri prej të arrestuarve, 46 vjeç, ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Gjatë kontrolleve, Policia sekuestroi rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis dhe 170 kilogramë lëndë bimore të përpunuar, të ambalazhuar në 10 thasë plastikë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari.
Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro
Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore
Prokuroria e Përgjithshme mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi
- 16:03 Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro
- 15:49 Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore
- 15:45 Burgim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
- 15:38 Stuhia përfshin Elbasanin, disa fshatra në Përrenjas mbeten pa energji elektrike (VIDEO)
- 15:28 Rutte: NATO-ja ende pa konsensus për anëtarësimin e Ukrainës
- 15:21 Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun ndërkombëtar “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”