Miley Cyrus ka kurorëzuar në martesë historinë e saj të dashurisë me bateristin Maxx Morando. Çifti zgjodhi të celebrohej në një ceremoni private në Palm Springs të Kalifornisë. Miliona pëlqime kanë marrë postimet bardh e zi të këngëtares 33-vjeçare, që i shoqëroi me inicialet, një zemër të bardhë dhe datën e martesës: e shtuna e 21 nëntorit. Për këtë ditë të veçantë, Miley zgjodhi elegancën e Saint Laurent, duke veshur një fustan mëndafshi të bardhë. Edhe bashkëshorti i saj, 28-vjeçari Maxx Morando u paraqit me një kostum të zi elegant, nga e njëjta shtëpi mode.