Tifozët e tenisit po prisnin me padurim rikthimin në janar, por Yannik Sinner nuk ka arritur dot ta shmangë ndërhyrjen në gju. Sëfundmi mediat në Itali shkruajnë se rikuperimi i sportistit të talentuar nuk ka avancuar ashtu siç pritej dhe pavarësisht se kishte vendosur të shmangte do të duhet të bëjë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë.

Operacioni pritet të kryhet më 24 nëntor në Turku të Finlandës, nga kirurgu i njohur Lasse Lempainen, i cili e ka vizituar më parë tenistin. Trajtimet dhe rehabilitimi i deritanishëm nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme, duke e detyruar italianin të zgjedhë ndërhyrjen kirurgjikale. Më 6 tetor u bë me dije nga vetë Sinner se nuk do operohej, por do të rikuperohej duke qëndruar pushim.

Sipas raportimeve, periudha e rikuperimit parashikohet të zgjasë nga tre deri në katër muaj, çka do të thotë se Sinner do të mungojë në Australian Open, turneun e parë Grand Slam të vitit 2027, që zhvillohet në fund të janarit.

Ky është një tjetër zhgënjim për numrin dy të botës, i cili shpresonte të rikthehej në fushë në fund të vitit dhe të niste sezonin e ri në Australi. Tashmë, objektivi kryesor është rikuperimi i plotë dhe rikthimi në nivelet më të mira në muajt e ardhshëm.

Paraqitja e fundit e Yannik Sinner është më 12 korrik 2026 në ‘Wimbeldon’.