Nvidia rivendos Jensen Huang si CEO

23 Nëntor 2026 | 16:37

Bordi i drejtorëve të prodhuesit amerikan të çipave Nvidia vendosi unanimisht të rikthejë bashkëthemeluesin e kompanisë Jensen Huang në pozicionin e drejtorit ekzekutiv dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë, njoftoi sot kompania.

Nvidia deklaroi se vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësues të lartë të administratës amerikane.

Bazuar në mendimet e tyre, bordi i drejtorëve arriti në përfundimin se rikthimi i Huang në krye të kompanisë nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Bordi i Drejtorëve beson se Jensen është personi i duhur për të drejtuar Nvidia-n dhe se riemërimi i tij është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë”, tha Harvey C. Jones, Kryetar i Bordit të Drejtorëve.

“Ne kemi besim të plotë tek Jensen dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të ndërsa ai merr përsëri përsipër udhëheqjen e kompanisë. Gjithashtu jemi mirënjohës ndaj Colette Kress për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në rolin e CEO-s në detyrë, përveç detyrave të saj të vazhdueshme si Drejtoreshë Financiare e Nvidia-s”, shtoi ai.

Harvey Jones do të mbetet Kryetar i Bordit të Drejtorëve.

Jensen Huang tha se ndihej i nderuar që drejtoi përsëri “një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë në fillim të një revolucioni të ri industrial”.

” E pranoj këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe angazhim të përtërirë. Dua të falënderoj Bordin e Drejtorëve të Nvidia për besimin dhe shqyrtimin e kujdesshëm gjatë gjithë këtij procesi. Jam veçanërisht mirënjohës ndaj Harvey Jones për udhëheqjen e tij në rolin e Kryetarit të Bordit, si dhe Colette Kress dhe ekipit tonë ekzekutiv për udhëheqjen e Nvidia gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu jam thellësisht mirënjohës ndaj punonjësve tanë, aksionarëve, liderëve të industrisë dhe partnerëve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Para së gjithash, jam mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime. Mezi pres të kthehem në punë “, përfundoi CEO.

Siç është njoftuar më parë, pas raportimeve të fundit në media se Huang ishte shënjestër e një agjencie të huaj inteligjence, Bordi i Drejtorëve formoi një komitet të posaçëm të përbërë ekskluzivisht nga drejtorë të pavarur për të kryer një hetim. Komisioni ka punësuar gjithashtu këshilltarë të pavarur ligjorë për ta ndihmuar në këtë proces.

Bordi i drejtorëve përsëriti se hetimi i komisionit do të kryhet deri në përfundimin e tij përfundimtar. Huang e mbështet plotësisht hetimin dhe premtoi bashkëpunimin e tij të plotë.

Bordi gjithashtu krijoi së fundmi një Komitet të Sigurisë Kombëtare dhe Kontrollit të Eksportit, i përbërë tërësisht nga drejtorë të pavarur, të ngarkuar me mbikëqyrjen e përputhshmërisë tregtare dhe rreziqeve të sigurisë kombëtare.

Komiteti po punëson këshilltarë ligjorë me përvojë në çështjet e sigurisë kombëtare, dhe ata do të përfshijnë gjithashtu konsulentë ekspertë të specializuar në këtë fushë, thuhet në deklaratë.

Kthimi i Huang erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump të dielën në mbrëmje i bëri thirrje publikisht bordit të drejtorëve të Nvidia-s ta riemëronin atë, duke thënë se kjo do të ishte më e mira për kompaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Huang dha dorëheqjen më 12 nëntor pas një afere me një grua të dyshuar si spiune kineze, dhe vendimi për ta rikthyer atë në detyrë erdhi pas një sërë diskutimesh dhe takimesh me anëtarët e bordit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: NATO-ja ende pa konsensus për anëtarësimin e Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se vendet anëtare të aleancës ende nuk kanë arritur konsensus për pranimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të...
15:28 | 23/11/2026

Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes

Inteligjenca artificiale mund të marrë së shpejti përsipër organizimin e plotë të pushimeve, nga përzgjedhja e destinacionit dhe rezervimi i biletave, deri te menaxhimi i...
14:48 | 23/11/2026

Zelensky: Pranimi i Ukrainës në NATO është më efektiv sesa garancitë e sigurisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se pranimi i Ukrainës në NATO do të ishte më efektiv sesa krijimi i marrëveshjeve alternative të sigurisë...
14:42 | 23/11/2026