Jamal Musiala po përballet me vështirësi në rikthimin në formën e tij më të mirë, ndërsa një nga arsyet mund të lidhet me trajtimin mjekësor që po ndjek për problemet neurologjike.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, futbollisti i Bayernit vuan nga të ashtuquajturat kriza të mungesës, episode të shkurtra të çrregullimit të vetëdijes me origjinë neurologjike. Aktualisht, vështirësia kryesore lidhet me përshtatjen e dozës së terapisë medikamentoze. Megjithatë, klubi bavarez nuk ka dhënë konfirmime zyrtare për këto raportime.
Për të shpjeguar në terma të përgjithshëm ndikimin e kësaj patologjie, ka folur profesori Christoph Kleinschnitz, drejtues i repartit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Essenit, i cili nuk është mjeku që trajton drejtpërdrejt futbollistin.
Sipas specialistit, gjetja e dozës së duhur është një proces delikat. Një dozë e pamjaftueshme mund të shkaktojë përsëritjen e episodeve, ndërsa një dozë më e lartë mund të sjellë lodhje, ngadalësim të reflekseve dhe probleme me koordinimin.
Prioriteti mjekësor është gjetja e ekuilibrit që parandalon krizat, duke kufizuar sa më shumë efektet anësore. Profesori paralajmëron gjithashtu se episodet shumë të shpeshta mund të dëmtojnë strukturën e trurit.
Kleinschnitz thekson se këto probleme nuk janë të rralla, pasi prekin rreth 0.5 deri në 1 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa format e epilepsisë shfaqen veçanërisht edhe në moshat e reja.
© SYRI.net
Michael Jordan rrëfen ndenjën për Lola Bunny: Jam i dashuruar me të
Hamilton i dërgon mesazh Ferrarit: Nuk kam kërkuar të jem numri një, por isha më pranë Kimit
Marc Marquez: Nuk më pëlqen të quhem më i madhi i të gjitha kohëraveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: