Rreth 450 shkolla në Gjermani marrin kërcënime me bomba
Rreth 450 shkolla në të gjithë Gjermaninë morën kërcënime me bomba përmes email-eve këtë mëngjes, tema e të cilave ishte “vdekja ju pret”, tha policia e Freiburgut.
Policia deklaroi se kishte marrë njoftime për kërcënime me bomba në shkolla të ndryshme, përfshirë edhe përmes linjës së emergjencës së policisë , raporton Bild.
“Sipas informacionit aktual, kërcënime janë dërguar me email në më shumë se 450 shkolla në të gjithë shtetin”, thuhet në deklaratë.
Sipas policisë emailet kërcënuese të dërguara në shkolla përmbanin të njëjtin formulim . Një hetim është duke u zhvilluar për të identifikuar dërguesin e mesazheve kërcënuese dhe, sipas informacioneve të fundit, hetuesit nuk besojnë se kërcënimet me bomba janë të besueshme.
Bordi i Nvidia-s tha se ishte i bindur për hapjen dhe aftësinë e tij për të udhëhequr përsëri kompaninë.
Lajmi për kthimin e tij shkaktoi një reagim të fortë në treg, kështu që aksionet e Nvidia u rritën me 30 për qind, ndërsa kontratat me afat të caktuar në indeksin S&P 500 treguan një rritje prej gati 4 për qind në fillim të tregtimit.
Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro
Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite
- 16:37 Nvidia rivendos Jensen Huang si CEO
- 16:33 La Liga nën sulm kibernetik, preken të dhënat e tifozëve dhe klubeve
- 16:28 Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës
- 16:24 “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë
- 16:17 Zbulohet “laboratori” i fshehtë i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona, sekuestrohen 2 600 bimë dhe 170 kg drogë
- 16:03 Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro