Aktualitet Politikë Rajoni

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave!

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të përparuara në rrugën drejt anëtarësimit dhe tha se pret që presidenca greke të punojë për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Greqia do të marrë drejtimin e Këshillit të BE-së në korrik 2027 dhe do ta mbajë deri në dhjetor, pikërisht kur Tirana synon të mbyllë negociatat.

Komisionerja për Zgjerimin e dha këtë mesazh në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të thirrur nga ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis. Para ministrave të mbledhur në Athinë, Kos veçoi dy vende të rajonit për ecurinë e negociatave.

“Mes katër vendeve që kryesojnë, dy janë nga Ballkani Perëndimor, Mali i Zi dhe Shqipëria. Shpresoj që kjo t’i nxitë edhe vendet e tjera të arrijnë rezultate”, tha Marta Kos, komisionere e BE-së për Zgjerimin.

Tre vjet më parë, pikërisht Athina e kushtëzoi mbështetjen për hapin e radhës të Shqipërisë në negociata me çështjen e Fredi Belerit.

LEXO EDHE: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, Hoxha takohet me Marta Kos, ministri: Të vijojmë me mbylljen e kapitujve, t’i shndërrojmë angazhimet në reforma

Në një qëndrim me shkrim drejtuar Këshillit të BE-së, qeveria greke kërkonte zgjidhje për kryetarin e zgjedhur të Himarës, i cili ndodhej në paraburgim dhe kërkonte të lejohej të bënte betimin.

Sot Shqipëria i ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht katër kapituj. Për 31 të tjerët, udhërrëfyesi i Komisionit parashikon që Tirana të përmbushë kushtet në kohë dhe BE-ja të verifikojë rezultatet.

Nëse ky kalendar respektohet, kapitujt e fundit do të mbyllen gjatë presidencës greke.

LEXO EDHE: “Zgjerimi po ndodh në një mjedis shumë konkurrues”, komisionerja Kos: Kemi kundërshtarë që po pengojnë përparimin e vendeve kandidate

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.