Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dëbora e parë zbardh malet e Korçës, priten reshje edhe në Voskopojë e Dardhë

    Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Murselin dhe Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt

    Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s, Trump përshëndet vendimin e bordit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Murselin dhe Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt
    Kosovë

    Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Murselin dhe Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt

    November 23, 2026

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, duke konfirmuar burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe 30 vite burg për Kushtrim Kokallën.

    Departamenti për Krime të Rënda në Apel ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe avokatëve të tre të dënuarve. Me këtë vendim mbetet në fuqi aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i shpallur më 6 korrik 2026.

    Naim Murseli është dënuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa Granit Plava për të njëjtën vepër, si dhe për armëmbajtje pa leje. Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

    Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimin e shkallës së parë për refuzimin e akuzës ndaj Kokallës për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

    Sipas njoftimit të gjykatës, të tre të dënuarve do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit koha e kaluar në paraburgim, nga 1 dhjetori 2023 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Dënimet do të ekzekutohen menjëherë pas plotfuqishmërisë së vendimit të Gjykatës së Apelit.

    Liridona Ademaj naim murseli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dëbora e parë zbardh malet e Korçës, priten reshje edhe në Voskopojë e Dardhë

    November 23, 2026

    Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Murselin dhe Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt

    November 23, 2026

    Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s, Trump përshëndet vendimin e bordit

    November 23, 2026

    Hoxha në Athinë: Zgjerimi i BE-së ka hyrë në një fazë të re, Shqipëria është pjesë e tij

    November 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.