Ku shkojnë paratë e qytetarëve? Unaza e Fushë-Krujës me pellgje uji e gropa në çdo metër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2026, 16:42

Gjendja e Unazës së Fushë-Krujës është kthyer në shqetësim për qytetarët. Përmes një denoncimi, një banor ngre alarmin për amortizimin e rëndë të rrugës, e cila është mbushur me gropa të shumta dhe pellgje uji, duke e bërë qarkullimin thuajse të pamundur.

Sipas qytetarit, në këtë aks kalojnë vazhdimisht kamionë, ndërsa gjendja e rrugës vijon të përkeqësohet, pa u marrë masat e nevojshme për rehabilitimin e saj.

Në mesazhin e tij, qytetari shpreh revoltën edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, duke ironizuar: "Ilaçe i bëfshin lekët e popullit!"

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi kjo rrugë është kthyer në një problem të përditshëm për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit