Të paktën 24 viktima nga zjarri në një fabrikë në Indonezi, dhjetëra të zhdukur

23 Nëntor 2026 | 17:10

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi gjatë fundjavës. Dhjetëra punonjës të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet dhe identifikimin e viktimave.

Zjarri shpërtheu rreth orës 16:30 të së shtunës, në një fabrikë në zonën e Serangut, në provincën Banten, në ishullin Java Perëndimore. Flakët përfshinë me shpejtësi ndërtesën, duke bllokuar brenda dhjetëra punonjës që ndodheshin në ambientet e fabrikës.

Pas disa orësh ndërhyrjeje, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë, përmasat e tragjedisë janë të mëdha, ndërsa identifikimi i viktimave paraqet vështirësi të konsiderueshme. Kryeinspektorja e përgjithshme e Policisë Rajonale të Bantenit, Hendra Kurniawan, deklaroi se trupat e viktimave ishin dëmtuar në atë masë sa nuk mund të identifikoheshin fizikisht. Për këtë arsye, autoritetet do të përdorin analizat e ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre.

Ndërkohë, këshilltari presidencial për mirëqenien e punëtorëve, Said Iqbal, deklaroi të hënën se shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik në sistemin e kondicionimit të ndërtesës.

Megjithatë, ai theksoi se nevojiten hetime të mëtejshme për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani kërkon kompensim prej gati 300 miliardë dollarësh nga SHBA-të

Irani po kërkon që Shtetet e Bashkuara të paguajnë gati 300 miliardë dollarë dëmshpërblim për luftën që shkaktoi dhe për veprimet e kaluara, tha sot...
17:04 | 23/11/2026

“Sigurisht që jam njeri”, politikani amerikan reagon pas videos virale

Një video e shkurtër, ku një politikan amerikan shfaqet duke lëvizur sytë në mënyrë të pazakontë, është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur teori...
17:01 | 23/11/2026

BE prezanton paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, në shënjestër bankat e kriptomonedhat

Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke zgjeruar presionin ekonomik, financiar dhe diplomatik ndaj Moskës për shkak të luftës në...
17:01 | 23/11/2026