Ky është momenti i aksionit të koduar ‘Labirinti’ të policisë Shkodër, në bashkëpunim me forcat ‘Shqiponja’ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Uniformat blu kanë zbuluar një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe për përpunimin e lëndës narkotike. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë 10 shtetas, Dorjana Kovaçi dhe Migena Perçi 36 vjeçe dhe 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, Agim Kovaçi, Endrit Kovaçi, Ronaldo Dule, të tre banues në Cërrik, Arben Guri 37 vjeç, banues në Tiranë, Fatmir Luka 18 vjeç dhe Anton Toli të dy banues në Ishull-Lezhë, Ervin Toli banues në Mirditë dhe 46 vjeçari me banim në Poliçan, I cili ishte i shpallur në kërkim nga Polica Shkodër.