E hënë, 23 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Fama për çiftin është provë”, gazetarja: 24 vite me bashkëshortin dhe kemi thyer çdo rregull! Pedagogu: Kur ekspozohesh në publik tregon karakterin e vërtetë

A mund të mbijetojë dashuria kur njëri shkëlqen më shumë se tjetri? A duhet që partnerët të jenë mbështetje e njëri-tjetrit për tu ngjitur në majën e suksesit?

Këto janë pyetje që që shumë persona përplasen në mendimet e tyre, por si qëndron e vërteta?

Gazetarja Eneida Xhelili rrëfeu jetën e saj në çift dhe martesën 24 vjeçare me gazetarin Edmond Kukeli.

Në emisionin “Takohemi n’Vizion” ajo tha se partneri i saj ka qenë mbështetja më e fortë dhe dashuria tejkalon çdo lloj sfide.

Reklamë

“Ne kemi 24 vite bashkë. Kemi shkelur të gjitha rregullat. Kemi bashkëjetuar në fillim dhe më pas jemi prezantuar me familjet. Më duket sikur jemi rritur bashkë. Në jetë gjërat nuk vijnë siç i mendon apo siç bën plane. Një ditë je në ekran, një ditë jo. Kur e do shumë personin tjetër, i kalon këto. Ne jemi njerëz të ekulibrave dhe në marrëdhënien tonë nuk kemi patur xhelozi. Jemi mbështetur shumë. Unë e kam ndjerë mbështetjen e tij në botën e televizionit.

Sado vite të kesh, unë mendoj se me kalimin e viteve gjërat ndryshojnë. Fama për çiftin janë edhe një provë. Mondi ka qenë gjithmonë më insistiv për zhvillimin. Xhelozi nuk kemi pasur. Problemet e përditshmërisë kanë qenë, por xhelozi jo. Familja është investim i përbashkët. Bashkëshorti im është shumë i angazhuar në familje.

Nëse do të shkatërrosh një komb, godit familjen. Më vjen keq ta them por familja shqiptare është goditur dhe tani po delegjitimohet”, tha gazetarja.

Për pedagogun Jonathan Pano, kur një person bëhet më publik dhe “shkëlqen” më shumë në raport me partnerin, ekspozon karakterin e tij të vërtetë.

“Kur një person bëhet më publik se partneri, ekspozohet karakteri i vërtetë. Ka pasur çifte, që nuk kanë ditur të menaxhojnë famën e tyre, sepse mendojnë se shkëlqejnë më tepër se partneri. Unë nuk do e sakrifikoja martesën time për famë dhe pasuri. Nëse do e bëjmë këtë gjë, do e bëjmë bashkë. Nuk është fama më e rëndësishme sesa marrëdhënia në çift. Çfarë do të bësh kur kamërat mbyllen dhe shkon në shtëpi? A do të jesh i njëjti?

Suksesi ekspozon karakterin e njeriut. Integritet do të thotë të bësh gjënë e duhur kur askush nuk të shikon. Kur ke famën dhe paranë të ndjekin nga mbrapa. Numri i divorceve është në rritje. Apo vajza që kur janë të famshme, ndahen nga burri”, tha Pano.

Por a duhet që njëri prej partnerëve të bëjë hapa pas dhe të tërhiqet nga disa gjëra të karierës për hir të familjes?

“Unë me bashkëshortin kemi 16 vite bashkë. Jemi njohur që 20 vjeç, në një fazë kur qejfet për të dalë janë më të mëdha. Bashkëshorti im është e kundërta ime. Nuk do të ekspozohet, por është po aq i suksesshëm sa unë në profilin e tij. Mendoj që të dy duhet të investohen. Në marrëdhënie, femrat duan të “ulin pak kokën”. Kur unë u bëra me fëmijë, refuzova të shkoja në trajnime jashtë vendit. Atij nuk i pëlqen që unë të lë fëmijët e të vazhdoj furishëm dhe unë kam pranuar këtë kompromis dhe jam tërhequr nga disa angazhime”, tha doktoresha Arisa Sinanaj

Mirëkuptimi është çelësi i lumturisë në çift dhe vazhdimit të jetës së lumtur. I këtij mendimi ishte piktori Adi Shehu.

“Marrëdhënia me bashkëshorten time është shoqërore. Kemi liri komunikimi. Kur kemi kaluar sfida më të mëdha, momentet e vogla dhe tolerimet janë normale.

Unë jam pikturë që është frymëzim dhe unë mund ta kemi pak momente artin, por mund të hyj në studio e të rri gjithë ditën. Por edhe bashkëshortja ime është e suksesshme në punën e saj.

Në një marrëdhënie duhet të ketë shumë mirëkuptim. Unë për fat të mirë e kam pasur që ditën e parë me bashkëshorten”, tha Shehu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.