Tre persona janë shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për vrasjen e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, në Fier. Ndërkohë, autorët e atentatit vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur lëvizjet e tyre.
Hasani u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, ndërsa nga sulmi me armë mbeti i plagosur edhe nipi i tij.
Deri më tani, nga verifikimi i kamerave të sigurisë në zonë është konstatuar prania e një automjeti tip “Volvo”. Megjithatë, pamjet e administruara deri në këto momente nuk kanë mundur të identifikojnë autorët apo të përcaktojnë lëvizjet e tyre.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në vrasje.

