Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar kritika të forta ndaj mediave, duke vënë në pikëpyetje rolin dhe statusin e tyre si media kombëtare.
Përmes një deklarate, Berisha akuzoi një pjesë të mediave se pjesën dërrmuese të kapacitetit të tyre informativ e vendosin në shërbim të propagandës politike.
“Mediat që i kushtojnë 80–90% të kapacitetit të tyre informativ propagandës së Padrinos dhe organizatës së tij kriminale, nuk mund të quhen media kombëtare”, u shpreh Berisha.