Disa autobusë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke u përfshinë nga flakët pasditen e së hënës në zonën Gudhi të Athinës.
Sipas policisë, zjarri shpërtheu në motorin e një autobusi që sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe po vendosej në parkim, mes mjeteve të tjera.
Të lidhura
None found
Në çastin kur nisi zjarri, autobusët ishin bosh dhe nuk pati persona në rrezik, bëri të ditur policia.
Policë dhe zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve. Autobusët e djegur ishin të vjetër, por ende në përdorim. Ndërkohë, policia helene ka porositur 60 autobusë të rinj.





