Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit, pasi mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur sot në oborrin e banesës së familjes.
Hasani ka marrë katër plumba në trup dhe, pas përfundimit të operacionit, është dërguar në repartin e reanimacionit, nën masa të rrepta sigurie ku raportohet në gjendje kritike për jetën.
Atentati ndodhi teksa Selami Hasani po punonte në murin rrethues të banesës së tij. Autorët e qëlluan me armë zjarri, duke i marrë jetën, ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti i plagosur rëndë.
Deri më tani nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për ti marr1% në pyetje lidhur me rastin.
LEXO EDHE:
Atentat në Fier, ekzekutohet me armë Selami Hasani. I plagosur rëndë edhe nipi i tij (Detaje)













