Aktualitet

Moti i keq në vend/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra!

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkun e Kukësit, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të rrugëve e banesave.

Në Tropojë, situata më problematike paraqitet në aksin Bajram Curri-Cërrnicë, ku shembja e bazamentit të rrugës ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Automjetet po devijohen nga aksi Sopot-Ura e Bujanit. Ndërkohë, pranë Pikës Kufitare të Morinit, një kamion ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.

Probleme janë raportuar edhe në disa fshatra të Kukësit, ku rënia e gurëve dhe inerteve ka vështirësuar lëvizjen.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel për kujdes të shtuar në akset rrugore problematike.

LEXO EDHE: Laborator nëntokësor i kanabisit në Shkodër! Arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar!

Por reshjet nuk kanë sjellë vetëm dëme. Ato kanë ndikuar në rritjen e rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit. Niveli i Fierzës ka arritur në 261.09 metra, ndërsa rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit janë mbuluar nga uji.

Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, aktualisht nuk ka shkarkime në tre hidrocentralet e kaskadës.

LEXO EDHE: Ekzekutimi i Selami Hasanit, nëndrejtori i Policisë Fier: Po punonte në oborrin e shtëpisë kur u vra!

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.