Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku një drejtues motori ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përmbysur në rrugë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.













