Kukës - Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në Rrugën e Kombit, pranë pikës kufitare të Morinës teksa po udhëtonte drejt Kosovës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur, drejtuesi i kamionit që fillimisht është dërguar në spitalin e Kukësit dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Prizrenit për mjekim të specializuar. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin mbi mjetin, i cili ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.