Mbeti i plagosur rëndë në atentatin ndaj Sel Çamit, del nga gjendja kritike për jetën Jakup Hasani
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.
Hasani ka marrë tre plumba në trup. Pas përfundimit të operacionit, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie.
Kujtojmë që ditën e sotme u ekzekutua në banesën e shtëpisë së tij ndërsa ishte duke punuar në oborr Selami Hasani i njohur ndryshe si “Sel Çami”, i cili mori 7 plumba në trup, ndërkohë nipi i tij mbeti i plagosur rëndë.
Lidhur me ngajrjen e rëndë policia ka shoqëruar disa persona.
Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit. Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”.




