• Kontakt
Monday, November 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi BOTA

Izolim në çdo front, BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

18:01 : 23/11/2026
në BOTA

Bashkimi Europian synon të thellojë izolimin e Rusisë përmes një pakete të re sanksionesh, e cila prek jo vetëm sektorin financiar dhe energjetik, por edhe aktivitetet sportive, kulturore dhe lëvizjen e shtetasve rusë në territorin europian.

Komisioni Europian prezantoi këtë të hënë paketën e 22-të të masave kundër Moskës, ku ndër propozimet kryesore është përjashtimi i rreth 60 bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, si dhe ndalimi i hyrjes në BE për luftëtarët dhe ish-luftëtarët rusë që kanë marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës.

Paketa u bë publike nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. Megjithatë, masat nuk kanë hyrë ende në fuqi, pasi duhet të marrin miratimin unanim të 27 vendeve anëtare.

Një prej shtyllave kryesore të paketës së re është goditja e mëtejshme e sistemit financiar rus. Brukseli propozon zgjerimin e kufizimeve për rreth 60 banka, të cilat do të përjashtohen nga SWIFT, rrjeti ndërkombëtar që përdoret nga institucionet financiare për shkëmbimin e mesazheve dhe udhëzimeve të pagesave.

Masat nuk ndalen vetëm te bankat. Në fokus janë edhe platformat e kriptomonedhave dhe rrjetet e pagesave në Rusi, si dhe ato në shtete të tjera që dyshohet se ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet europiane.

Lexo edhe:

Konjufca i kërkon BE-së hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

Për të forcuar kontrollin në këtë sektor, BE-ja ka ngritur edhe një grup të posaçëm pune për sanksionet ndaj kriptomonedhave, me synimin për të identifikuar dhe penguar mekanizmat që përdoren për anashkalimin e masave financiare

Një tjetër pjesë e paketës prek kompanitë europiane që operojnë në Rusi. Sipas propozimit, ato nuk do të lejohen të ofrojnë shërbime për ndërtimin, funksionimin apo riparimin e infrastrukturës energjetike ruse, përfshirë rafineritë e naftës.

Për herë të parë, këto kufizime do të shtrihen edhe te shërbimet që lidhen me sektorin e energjisë elektrike, duke zgjeruar më tej fushën e presionit ndaj industrisë energjetike të Moskës.

Masat përfshijnë gjithashtu transportin detar. Mbi 70 anije të tjera pritet të shtohen në listën e të ashtuquajturës “flotë në hije”, që Rusia përdor për transportin e naftës dhe shmangien e kufizimeve ndërkombëtare. Komisioni propozon gjithashtu ndalimin e të gjitha anijeve cisternë që janë të siguruara në Rusi.

Përtej ekonomisë, paketa e 22-të sjell edhe masa që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë europiane. Komisioni propozon ndalimin e hyrjes në Bashkimin Europian për luftëtarët dhe ish-luftëtarët rusë që kanë marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës që prej shkurtit 2022.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, argumentoi se këta persona përbëjnë një rrezik për sigurinë e vendeve europiane dhe nuk duhet të lejohen të lëvizin lirshëm në territorin e tyre.

“Luftëtarët e mëparshëm rusë përbëjnë një rrezik për sigurinë e Europës. Nuk mund të lejohen të lëvizin lirshëm nëpër vendet tona. Prandaj, hyrja në Bashkimin Europian do të jetë e ndaluar për ta”, deklaroi ajo.

Propozimi vjen në një kohë kur vendet europiane kanë ngritur shqetësime për incidente të ndryshme të lidhura me sigurinë, përfshirë tentativa për zjarrvënie, sabotime të infrastrukturës kritike dhe shkelje të hapësirës ajrore, të cilat janë lidhur me aktivitetet ruse.

Masat e reja prekin edhe sportin dhe kulturën. Sipas propozimit të Komisionit, ekipet dhe sportistët rusë nuk do të lejohen të përfaqësojnë Rusinë nën flamurin e saj në aktivitetet sportive që zhvillohen në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, parashikohet ndalimi i ekspozimit të simboleve zyrtare ruse dhe kufizimi i financimeve nga sponsorët rusë për organizatat sportive dhe kulturore europiane.

“Ngjarjet sportive nuk mund të jenë një forum për aktivitete propagandistike”, u shpreh Von der Leyen.

Në të njëjtën linjë, Brukseli propozon kufizime për shtetasit rusë që mbajnë poste drejtuese në federatat sportive europiane. Ndryshime parashikohen edhe për qytetarët e BE-së që janë pjesë e strukturave drejtuese të kompanive në Rusi, të cilët nuk do të lejohen të vazhdojnë të mbajnë pozicione të tilla.

Duke prezantuar paketën e re, presidentja e Komisionit Europian theksoi se Brukseli nuk ka ndërmend të rikthehet në marrëdhëniet e zakonshme ekonomike me Moskën, për sa kohë vijon lufta në Ukrainë.

“Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë biznes si zakonisht në marrëdhëniet tona ekonomike me Rusinë”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se Bashkimi Europian do të vijojë të propozojë masa të reja kufizuese derisa Rusia të tregojë vullnet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

Paketa e 22-të synon kështu të zgjerojë presionin ndaj Kremlinit në disa fronte njëkohësisht, duke përfshirë financat, energjinë, transportin, sigurinë dhe aktivitetet publike.

Pavarësisht prezantimit nga Komisioni Europian, propozimet duhet të miratohen unanimisht nga Këshilli i BE-së. Vetëm pas dakordësisë së të 27 vendeve anëtare, sanksionet e reja mund të hyjnë në fuqi.

Etiketa: BERusisanksioneUrsual von der Layer

Lajme të lidhura

BOTA

Konjufca i kërkon BE-së hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës

17:12 : 23/11/2026
AKTUALITET

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

16:36 : 23/11/2026
BOTA

Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus

08:58 : 23/11/2026
AKTUALITET

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

08:09 : 23/11/2026
BOTA

Samiti për klimën në ngërç/ Dështon draft-marrëveshja, BE kundërshton tekstin përfundimtar

19:15 : 22/11/2026
BOTA

Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi

10:14 : 22/11/2026

TË GJITHA

Izolim në çdo front, BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

18:01 : 23/11/2026
Foto ilustruese

Aksident në Fier-Levan/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

17:57 : 23/11/2026

Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

17:52 : 23/11/2026

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Aferë e Rama-Ballukut! SPAK të japë llogari

17:46 : 23/11/2026

Drogë dhe 13 mijë euro cash në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

17:39 : 23/11/2026

Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

17:31 : 23/11/2026

Konjufca i kërkon BE-së hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës

17:12 : 23/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com