Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor

23 Nëntor 2026 | 18:06

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Aleksandar Çupiç, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor, që zhvillohet të mërkurën në Bruksel.

Në një intervistë për televizionin publik serb RTS, Çupiç deklaroi se kishte marrë ftesë nga presidenti i Këshillit Europian, António Costa, por e kishte refuzuar për shkak të vijimit të punimeve të Parlamentit.

Ai njoftoi gjithashtu se zgjedhjet presidenciale do të shpallen brenda ditëve të ardhshme.

Pas fitores së Listës Studentore, Çupiç premtoi forcimin e sundimit të ligjit, depolitizimin e institucioneve dhe dialogun me opozitën.

Ai paralajmëroi edhe zvogëlimin e numrit të ministrive, duke e cilësuar strukturën aktuale qeveritare si joracionale dhe të panevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, të hënën është takuar në Athinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë,...
16:28 | 23/11/2026

“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se do të nisë një grevë urie nëse autoritetet tentojnë ta arrestojnë....
16:24 | 23/11/2026

Konjufca nga Athina i bën thirrje BE-së që të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e...
14:25 | 23/11/2026