Ukraina ka marrë autorësinë e sulmit me dronë mbi anijen luftarake ruse të ankoruar në portin libian të Bengazit, në Mesdhe. Qeveria që kontrollon Libinë lindore njoftoi se, në orët e para të mëngjesit, në anijen luftarake që ndodhej në bazën detare të Bengazit ndodhi një shpërthim. Anija po afrohej në breg për t'u furnizuar me karburant dhe materiale të tjera, përpara se të nisej për t'u kthyer në Rusi. Zelensky shtoi se sulmi i Ukrainës goditi edhe një mjet tjetër lundrues rus, një anije mallrash, e cila, sipas tij, përdorej për transportimin e armëve. Autoritetet libiane njoftuan se të paktën 10 persona mbetën të plagosur nga një anije tregtare, e cila u bë objektiv pranë bregut të portit.