Hoti dhe Medved diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci dhe personat e zhdukur

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat të Veteranëve, Tomo Medved. Bisedimet u përqendruan te mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë.

Hoti njoftoi se në takim u trajtuan ruajtja e vlerave të luftës, mbrojtja e trashëgimisë historike dhe të drejtat e kategorive të luftës. Po ashtu, palët folën për çështjen e personave të zhdukur dhe u pajtuan të konkretizojnë bashkëpunimin përmes një marrëveshjeje mes ministrive përkatëse të të dyja shteteve.

Të lidhura

None found

Një pjesë e diskutimit iu kushtua përvojës së Kroacisë në përkujtimin dhe dokumentimin e luftës. Hoti përmendi Qendrën Memoriale të Vukovarit si përvojë që mund t’i vlejë Kosovës për ruajtjen dhe promovimin e historisë së luftës çlirimtare.

Gjatë takimit u kujtua edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në çlirimin e Kroacisë, përfshirë dëshmorët Xhelal Hajdën – Tonin dhe Selajdin Mullabazin – Micin, nga Rahoveci. Hoti falënderoi Medvedin për respektin që Kroacia vazhdon t’u kushtojë atyre dhe familjeve të tyre.

Të dy zyrtarët shkëmbyen mendime edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët strategjik. Hoti e falënderoi ministrin kroat për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, si dhe e ftoi për një vizitë zyrtare në vend.


Shtuar më 23.11.2026 18:05

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş